Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani po qëndron për vizitë në Budapest të Hungarisë ku është pritur nga homologu i tij Janosh Boka.
Statusi i ministrit Murtezani në Facebook:
Sot nga Budapesti, bashkë me kolegun tim Janosh Boka, e vazhdojmë bisedën për atë se si bashkarisht, në partneritet, mundemi t’i përshpejtojmë reformat dhe progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Vizioni ynë i përbashkët është i qartë: mbështetje e cila krijon rezultate.