Murrizi e Valteri bllokojnë foltoren, irritohet Ruçi: S’ka këllqe njeri të më kundërshtojë - Gazeta Express
string(87) "murrizi-e-valteri-bllokojne-foltoren-irritohet-ruci-ska-kellqe-njeri-te-me-kundershtoje"

Gazeta Express

02/07/2020 14:05

Murrizi e Valteri bllokojnë foltoren, irritohet Ruçi: S’ka këllqe njeri të më kundërshtojë

Gazeta Express

02/07/2020 14:05

Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë 5 minuta për shkak të një situate të tensionuar mes deputetëve të opozitës së re dhe kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi.

Pas përfundimit të fjalës nga ana e kryeministrit, është çuar Myslym Murrizi, i cili bllokoi foltoren. Ruçi i kërkoi deputetit të ulej pasi nuk kishte të drejtën e fjalës, por pavarësisht kësaj, Murrizi ka qëndruar në foltore, e më tutje i janë bashkuar dhe kolegët Korab Lita e Halit Valteri.

Pas kësaj ngjarje, seanca është ndërprerë. Por më rifillimin e saj, në foltore ka shkuar në flasë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është ndërprerë nga deputeti Valteri. Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe ka shkuar pranë Lleshajt, duke i ndërprerë fjalën. Kjo situatë duket se e ka acaruar kryeparlamentarin.

Debati:

Gramoz Ruçi-Halit Valterit: Po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës
Halit Valteri: Gjithmonë kështu na e bën ti
Sandër Lleshaj-Halit Valterit: Nuk e mbyll do t’i fjalën time
Gramoz Ruçi: Halit mos bëj të fortin se do të përjashtohesh nga seanca. Po të paralajmëroj po vete 2 minutëshi do të përjashtohesh. Nuk ka këllqe asnjëri që të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tre herë deri tani. Ulu ti nuk ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca.
Myslym Murrizi: Bëj 5 minuta pushim
Gramoz Ruçi-Murrizit: Ministrit i është dhënë fjala, sa të mbaroj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër me gojë. Ministër mos repliko.