Muriqin e duan edhe në Francë - Gazeta Express
string(31) "muriqin-e-duan-edhe-ne-france-2"

Futboll

Gazeta Express

19/01/2022 15:05

Muriqin e duan edhe në Francë

Futboll

Gazeta Express

19/01/2022 15:05

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve angleze dhe atyre turke, tash e kërkojnë edhe në Ligue 1

Vedat Muriqi është me një këmbë jashtë Lazios.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kosovar pritet të largohet këtë muaj nga kryeqyteti italian.

Ai luajti mbrëmë si titullar në Kupën e Italisë dhe përsëri i mungoi goli, shkruan “Gazeta Express”.

Për një vit e gjysmë, ai i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën e “Biancocelesti”.

E Lazio është lodhur duke pritur dhe tash ka vendosur ta shesë atë përfundimisht.

Siç dihet, Muriqin e duan klubet turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Në Angli, pëlqim për të kanë shfaqur Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion.

Ndërsa, është hedhur poshtë mundësia që ai të përfundojë në CSKA Moskë.

Por, mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar sot pistën tjetër të mundshme të prizrenasit.

Ky medium raporton se në garë për përfaqësuesin kosovar është futur Saiont-Etienne i Francës.

Pra, nuk përjashtohet mundësia që Muriqi t’ju bashkohet në Ligue 1 futbollistëve të tjerë kosovarë si Zhegrova, Berisha, Zeneli e Shaqiri. /Gazeta Express/