Muriqi u ndëshkua me të kuq, kjo ishte ndërhyrja totalisht e panevojshme e tij - Gazeta Express
string(77) "muriqi-u-ndeshkua-me-te-kuq-kjo-ishte-nderhyrja-totalisht-e-panevojshme-e-tij"

Gazeta Express

18/01/2020 21:40

Muriqi u ndëshkua me të kuq, kjo ishte ndërhyrja totalisht e panevojshme e tij

Gazeta Express

18/01/2020 21:40

Vedat Muriqi ishte njëri prej më të mirëve sonte në ndeshjen në mes të Gazientep dhe Fenerbahçe

Sulmuesi kosovar bëri një asist dhe një gol në këtë ndeshje dhe padyshim ishte më i miri në fushë, por ajo çka ra në sy ishte një gjest i lojtarit kosovar pasi që shënoi golin e dytë.

Lexo Edhe:

Muriqi bëri një ndërhyrje totalisht të panevojshme në një mbrojtës të Gazientepes, i cili nuk kishte as topin në këmbë.

Në video shihet Muriqi duke vrapuar dhe mandej hidhet mbi kokën e lojtarit.

Muriqi më herët ishte ndëshkuar me karton të verdhë, konkretisht në minutën e 80-të dhe ai ashtu kështu do të mungonte ndeshjen e radhës për Fenerbahçen.

Megjithatë ai u përjashtua krejt nga ndeshja pas kësaj ndërhyrje të dytë.

Tashmë mediat turke kanë filluar një debat pasi që Muriqi mund të dënohet më shumë se një ndeshje pas kësaj ndërhyrje.

Në rastin e parë ai do ta humbiste vetëm ndeshjen e kupës kundër Kayseri që zhvillohet në mesjavë, por në rast se Federata Turke e dënon atë, atëherë Muriqi mund të humbet ndeshjen derbi të qytetit të Stambollit në mes të Fenerbahçe – Instanbul Baseksehir që zhvillohet vikendin e ardhshëm. /GazetaExpress/