Vedat Muriqi do të startojë për Lazion në ndeshjen e sontme në Kupën e Italisë ndaj Udineses.
Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico me fillim nga ora 17:30 dhe është e vlefshme për 1/8 e finales së Coppa Italia.
Vedat Muriqi pas shumë kohësh do të startojë për ekipin italian, shkruan Gazeta Express.
Qendërsulmuesi kosovar në katër ndeshjet e fundit të Lazios nuk e zhvilloi asnjë minutë.
📋 FORMAZIONE 📋#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/aqJUq38OrW
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 18, 2022
Sipas të gjitha gjasave, ai do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar, me CSKA Moscow ekipin më të interesuar për shërbimet e tij. /Gazeta Express/
Televizioni T7 dhe Gazeta Express shpallin konkurs për 5 agjentë të shitjes në Departamentin e Marketingut. Detyrat dhe përgjegjësitë:...