Kombëtarja e Kosovës u grumbullua dje për t’u bërë gati për ndeshjet e tetorit.
Dhe, në hotelin ku janë vendosur Dardanët duket një atmosferë e mirë, e cila vjen sigurisht pas fitores së madhe ndaj Suedisë muajin e kaluar.
E ai që ishte hero ndaj suedezëve, Vedat Muriqi, po tregohet një “shoëman” në këtë grumbullim, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i Mallorcës e postoi sot një video ku shihet duke e ngacmuar Milot Rashicën, i cili është i ulur në hotelin ku është vendosur ekipi kombëtar.
Prizrenasi e shtyn me këmbë vushtrriasin, të cilin desh e rrëzoi, normalisht në suaza të shakasë.
Futbollisti i Besiktasit mbetet i habitur me veprimin qesharak të Muriqit dhe e lut me mirësi të ndalet.
Për më tepër, videon e postuar në Instastory mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Express