Muriqi rikthehet titullar te Fenerbahce, lë përfundimisht prapa lëndimin - Gazeta Express
string(71) "muriqi-rikthehet-titullar-te-fenerbahce-le-perfundimisht-prapa-lendimin"

Gazeta Express

03/12/2019 18:23

Muriqi rikthehet titullar te Fenerbahce, lë përfundimisht prapa lëndimin

Gazeta Express

03/12/2019 18:23

Vedat Muriqi është rikthyer titullar në skuadrën e Fenerbahçes në një ndeshje kundër Istanbulspor AS në Kupën e Turqisë, duke e lënë plotësisht prapa lëndimin që ia humbi dy ndeshje të rëndësishme me Kosovën dhe një me Fenerin gjatë muajit nëntor.

Sulmuesi nga Prizreni – i cili u rikthye nga lëndimi në fundjavë duke lënë gjurmë pasi në më pak se 30 minuta si zëvendësues dhuroi një asist në barazimin e Fenerbahçes 2:2 kundër Goztepe në Superligën turke – do të udhëheq sulmin e Fenerit kundër klubit nga TFF 1. League, niveli i dytë i futbollit turk, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bomberi kosovar do të mundohet ta frymëzojë skuadrën e tij drejt kalimit në 1/8 e finales në Kupën e Turqisë, në ndeshjen që nis në orën 18:45.

25-vjeçari u rikthye në stërvitje para një jave, duke i hedhur poshtë zërat se ai nuk do të mundë të luante më këtë vit.

Edhe pse në shikim të parë u duk një lëndi i rëndë në nyjën e këmbës, sulmuesi verdhekaltër e tejkaloi atë duke u shëruar në kohë rekorde dhe tani është plotësisht i gatshëm të luajë nga fillimi.

Si pasojë e këtij lëndimi, Muriqi nuk qe në gjendje ta ndihmojë Kosovën në asnjërën prej dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë kah mesi i këtij muaji. /Gazeta Express/