string(40) "muriqi-ne-formacionin-e-javes-ne-la-liga"

Futboll

Gazeta Express

18/02/2025 12:43

Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Futboll

Gazeta Express

18/02/2025 12:43

Vedat Muriqi e ka rikthyer formën ideale.

Ylli kosovar ishte protagonist i Mallorcës në fundjavën që shkoi duke i realizuar dy gola ndaj Las Palmas në pjesën e parë.

Lexo Edhe:

30 vjeçari ishte i pandalshëm për kundërshtarët dhe me meritë u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Por, jo vetëm kaq, shkruan “Gazeta Express”.

Paraqitja e përfaqësuesit kosovar u vlerësua fort edhe nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore.

Kjo e fundit e përfshiu prizrenasin në formacionin e javës së 24-t të La Ligas. Ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios u vlerësua me notën 8.2.

Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar i la jashtë ekipit ideal të javës në Spanjë yjet si Mbappe, Lewandowski, Vinicius, Yamal e të tjerë.

Muriqi i ka realizuar gjashtë gola në këtë sezon në La Liga, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime.

Përkundër vështirësive me të cilat u përball në këtë sezon, mes lëndimesh e rënies së formës, Muriqi e shënoi veç një gol më pak se në sezonin e kaluar.

Pa dyshim, Vedat Muriqi ka qenë hero i Mallorcës në tri sezonet e fundit. /Gazeta Express