Muriqi ndëshkohet me karton të kuq, Mallorca mbetet me nëntë lojtarë ndaj Barcelonës - Gazeta Express
string(83) "muriqi-ndeshkohet-me-karton-te-kuq-mallorca-mbetet-me-nente-lojtare-ndaj-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2025 20:28

Muriqi ndëshkohet me karton të kuq, Mallorca mbetet me nëntë lojtarë ndaj Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

16/08/2025 20:28

Mallorca po kalon një start të vështirë në sezonin e ri të La Ligës, teksa në ndeshjen kundër Barcelonës skuadra e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi është gjendur në vështirësi të mëdha.

Në fund të pjesës së parë, rezultati është 0-2 për ekipin katalonas, ndërsa Mallorca ka mbetur me vetëm nëntë lojtarë në fushë.

Pikërisht në minutën e 33, Morlanes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e detyruar skuadrën të luajë me dhjetë lojtarë.

Por situata u përkeqësua edhe më shumë për Mallorca-n, kur Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin direkt të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj portierit të Barcelonës, Garcia. Ky moment e vuri skuadrën e trajnerit në një disavantazh të thellë dhe e bëri më të vështirë sfidën ndaj një kundërshtari si Barcelona.

Ndeshja është karakterizuar edhe nga polemika për referimin, me situatën më të diskutueshme të ndodhur gjatë golit të dytë të Barcelonës, të shënuar nga Ferran Torres.

Para golit, një futbollist i Mallorcas ishte i shtrirë në tokë, por loja nuk u ndërpre dhe mbrojtja vendase nuk e kuptoi se ndeshja do të vazhdonte, duke krijuar konfuzion dhe pakënaqësi te skuadra dhe tifozët.

Me dy lojtarë më pak në fushë dhe duke pësuar dy gola në pjesën e parë, Mallorca duhet të tregojë karakter në pjesën e dytë për të shmangur një humbje të thellë.

Ndërkohë, Muriqi dhe skuadra e tij do të përballen me një sfidë të vështirë për të rikthyer kontrollin dhe për të mos lejuar që Barcelona të shfrytëzojë avantazhin numerik. /GazetaExpress/