Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë - Gazeta Express
string(68) "muriqi-me-fjale-te-fuqishme-gezimi-pas-fitores-se-madhe-ndaj-suedise"

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 11:43

Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 11:43

Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Sulmuesi kosovar e realizoi golin e dytë të Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës, shkruan “Gazeta Express”.

E sot, futbollisti i Mallorcës sot e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi veterani i sulmit në Instagram.

Pas humbjes së thellë nga Zvicra me rezultat 0:4, Kosova u transformua mbrëmë duke e mundur Suedinë 2:0. /Gazeta Express