Muriqi la gjurmë menjëherë në La Liga, ky ishte primati i tij për sezonin 2021/22 - Gazeta Express
string(80) "muriqi-la-gjurme-menjehere-ne-la-liga-ky-ishte-primati-i-tij-per-sezonin-2021-22"

Sport

Gazeta Express

27/05/2022 23:51

Muriqi la gjurmë menjëherë në La Liga, ky ishte primati i tij për sezonin 2021/22

Sport

Gazeta Express

27/05/2022 23:51

Faqja zyrtare e La Ligas ka publikuar disa statistika lidhur me xhiron e 38-të dhe të fundit nga sezoni 2021/22.

Statistikat janë publikuar edhe për Vedat Muriqin, i cili arriti të lë gjurmë në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Reprezentuesi i Kosovës kaloi te Mallorca në janar si huazim nga Lazio. Ai arriti që të shndërrohet në njërin prej futbollistëve kryesorë te kjo skuadër, të cilën e ndihmoi edhe që të sigurojë mbijetesën.

Sipas statistikave, Muriqi është në mesin e 15-të futbollistëve që menjëherë sa merrte topin, kishte një futbollist kundërshtar afër.

28-vjeçari gjithashtu ndodhet në mesin e dhjetë futbollistëve me më së shumti tentime për ndeshje – 3.

Sulmuesi prizrenas kryeson në listën për numrin e dueleve ajrore të kontestuara – afro 13.

Vedat Muriqi renditet u rendit i dyti për më së shumti duele ajrore të fituara, afro shtatë të tilla.

Ndryshe, Muriqi regjistroi 16 paraqitje në elitën e futbollit spanjoll. Ai shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. /Gazeta Express/