Muriqi historik te Mallorca, kalon legjendën Eto’o - Gazeta Express
string(48) "muriqi-historik-te-mallorca-kalon-legjenden-etoo"

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 11:59

Muriqi historik te Mallorca, kalon legjendën Eto’o

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 11:59

Me dy golat e shënuar dje, Vedat Muriqi ka arritur në kuotën e 18 golave këtë sezon në La Liga me fanellën e RCD Mallorca.

Edhe pse skuadra e tij po lufton për mbijetesë, sulmuesi kosovar po kalon një sezon personal të jashtëzakonshëm.

Me 18 gola të realizuar, Muriqi ka lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o për sezonin më të mirë sa i përket golave të shënuar me Mallorcën në elitën e futbollit spanjoll.

Eto’o në sezonin 2003/2004 kishte realizuar 17 gola në La Liga, ndërsa Muriqi tashmë e ka kaluar këtë shifër dhe ka vendosur një rekord të ri personal dhe për klubin.

Me ende disa ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit, Muriqi ka mundësi ta rrisë edhe më shumë këtë shifër dhe ta bëjë edhe më të veçantë këtë edicion për të dhe për Mallorcën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement