Muriqi flet për shanset e kualifikimit të Kosovës në Botëror, i zbulon ofertat e majme që refuzoi nga Turqia, Arabia Saudite e Katari - Gazeta Express
string(132) "muriqi-flet-per-7shanset-e-4kualifikimit-te-kosoves-ne-botero-i-zbulon-ofertat-e-majme-qe-reguzoi-nga-turqia-arabia-saudite-e-katari"

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 21:21

Muriqi flet për shanset e kualifikimit të Kosovës në Botëror, i zbulon ofertat e majme që refuzoi nga Turqia, Arabia Saudite e Katari

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 21:21

Kualifikimi për Botëror i Kosovës do të ishte surprizëGolashënuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi e sheh si shumë të vështirë kualifikimin e Kosovës në Botërorin e vitit 2026.

Duke folur edhe për kundërshtaret e Kosovës, si Zvicrën, Suedinë e Slloveninë, Muriqi thekson se Kosova do të bëjë gjithçka që ta arrijë kualifikimin e madh, ndonëse e pranon që nuk do të jetë sfidë e vështirë.

Në një intervistë për emisionin Interaktiv Talks të gazetarit, Xhemajl Rexha, Muriqi ka thënë se një kualifikim i mundshëm do të ishte befasi. 

“Nuk po them që është e pamundshme, por nëse kualifiikohemi është suprizë pë neve, pa keqkuptime. Po e përsëris, nuk po them që është e pamundur, por është surprizë nëse kualifikohemi. E dimë që Zvicra merr pjesë në secilin turnament të madh, Suedia e ka bërë një Kombëtare ekstrem të fortë. Sllovenia është modeste, por gjithmonë është aty që nxjerrë telashe”, ka thënë Muriqi.

Ai ka thënë se e di që në ndeshjen e parë me Zvicrën, Kosova nuk do të jetë mysafir, pasi ka shumë përkrahje, dhe do të provojnë që së paku të nxjerrin një barazim.

Muriqi ka thënë se ëndrra e tij më e madhe është që të kualifikojë Kosovën në një Botëror ose Evropian. Muriqi ka folur edhe për aventurën e tij në nivel klubesh.

Mallorca do të jetë shtëpia e sulmuesit prizrenas edhe për 4 vitet e ardhshme, dhe ai është shprehur i lumtur për këtë. Por, para se të vendoste për të qënduar në klubin e ishullit të elitës spanjolle, Muriqi ka zbuluar se ka pasur një sërë ofertash, më të mira financiare.

“Nga ana ekonomike kam pasur oferta edhe nga Turqia, Arabia dhe nga Katari, kam pasur oferta të mira. Faktikisht, kam mendu për të ardhmen e familjes sime. Kanë qenë oferta që është vështirë me i refuzu nga ana ekonomike, por kur mendova qe e kam qetësinë këtu, njerëzit po më respektojnë, po më dojnë. Edhe unë si futbollist po ndihem mirë këtu, edhe familjen e kam rehat, kështu që vendosa mos me mendu shumë nga ana ekonomike, dhe me vazhdu kontratën me Mallorca”, ka thënë Muriqi.

Ai ka treguar se do të vazhdojë me kushtet e njëjta të kontratës, dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë zbritje të pagës, por vetëm ulje të klauzolës, nga 38 në 30 milionë Euro./GazetaExpress/