string(29) "muriqi-eshte-lojtar-fantastik"

Futboll

Gazeta Express

27/09/2023 12:43

“Muriqi është lojtar fantastik”

Futboll

Gazeta Express

27/09/2023 12:43

Vedat Muriqi i ka impresionuar të gjithë mbrëmë me paraqitjen fenomenale që e bëri ndaj Barcelonës.

Sulmuesi kosovar u zgjodh lojtari i ndeshjes pasi e shënoi një gol dhe e dhuroi një asistim në barazimin 2:2 me gjigantin katalunas, shkruan “Gazeta Express”.

E pas lojës, “Piratin” e ka lavdëruar trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, pasi ishte pikërisht përfaqësuesi kosovar ai që ia siguroi një pikë të vlefshme ekipit të tij pas humbjes së thellë nga Girona.

“Kundër Barcelonës ne ishim të koncentruar tek loja me topa të gjitha në drejti të Muriqit, e jo me pasime të shkurta. Vedati është një lojtar fantastik. Më duhet ta them se jam i kënaqur me barazimin e po ashtu edhe me lojën e ekipit”, deklaroi trajneri i Mallorcas.

Muriqi e gjeti golin e tretë sezonal dhe gëzon fakti se 29 vjeçari ka shënuar në tri ndeshjet e fundit radhazi pasi i kishte katër lojë pa e shijuar golin.

Mallorca pret shumë nga prizrenasi, i cili synon ta ta ndihmojë këtë ekip që të shpëtojë pa rënë nga liga elitare spanjolle për herë të tretë radhazi.

Madje, në edicionin e kaluar ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios i kishte shënuar 15 gola në La Liga, duke qenë njëri prej golashënuesve më të mirë të sezonit 2023/24. /Gazeta Express/