Muriqi: Besoj fuqishëm se flamuri dhe shteti i jonë do të jenë pjesë e Kupës së Botës - Gazeta Express
string(84) "muriqi-besoj-fuqishem-se-flamuri-dhe-shteti-i-jone-do-te-jene-pjese-e-kupes-se-botes"

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 9:27

Muriqi: Besoj fuqishëm se flamuri dhe shteti i jonë do të jenë pjesë e Kupës së Botës

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 9:27

Vedat Muriqi ka folur në emër të Kombëtares së Kosovës mbrëmë gjatë vizitës që ua bëri kryeministri Albin Kurti në kampin ku janë të vendosur.

Sulmuesi kosovar e falënderoi kryeministrin për vizitën, ndërsa siguroi se ekipi ka përkushtim maksimal para finales së nesërme ndaj Turqisë, shkruan “Gazeta Express”.

Ylli i Mallorcas u zotua se ai me shokë do të mundohen që ta çojnë Kosovën në Botërorin 2026.

“Ne si gjithmonë e japim maksimumin dhe pa dyshim këtë e bëjmë për flamurin dhe shtetin tonë që të njihet sa më shumë në sytë e botës. Besoj fuqishëm se flamuri dhe shteti jonë do të jetë pjesë e Kupës së Botës në Amerikë. Së bashku jam i sigurt se do të arrijmë sukses”, theksoi Muriqi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement