Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës - Gazeta Express
string(84) "murici-pret-penalltine-e-locatellit-sassuolo-merr-nje-pike-nga-juventusi-i-zhegroves"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 22:50

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 22:50

Sassuolo doli me një pikë nga “Allianz Stadium” në përballjen me Juventusit, falë paraqitjes së madhe të portierit të kombëtares së Kosovës, Arijanet Muricit.

“Neroverdi” barazuan me “Zonjën e Vjetër” 1-1, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 30-të.

Kenan Yildiz shënoi në minutën e 14-të të ndeshjes, pas asistimit nga Francisco Conceicao, mirëpo golit të tij iu kundërpërgjigj Andrea Pinamonti në pjesën e dytë.

Sulmuesi italian shënoi në minutën e 52-të për 1-1.

Gola më nuk pati, edhe pas tentimeve të shumta nga Juventusi.

Arsye për këtë ishte Arijanet Murici i Sassuolos, me pritjet e tij të jashtëzakonshme, të njëpasnjëshme.

Më së afërti golit, Juventusi iu afrua në minutën e 86-të, kur Murici e priti penalltinë e Manuel Locatellit.

Minuta më vonë, pothuajse në përfundim të kohës shtesë, Arkadiusz Milik pati një mundësi të mirë me kokë, mirëpo Muric përsëri ishte në krye të detyrës.

Edhe kah ana e Juventusit e kishim një kosovar.

Edon Zhegrova ishte në stolin e “Bianconerëve”, me sulmuesin anësor që hyri në lojë në minutën e 88-të, duke mos pasur ndonjë ndikim të veçantë.

Murici u vlerësua si lojtari i ndeshjes, edhe nga “Flashscore”, edhe nga “Sofascore”.

Portieri dardan kishte shtatë pritje në këtë përballje, me gjashtë që erdhën nga brenda zonës.

Me këtë barazim, Juventusi mbetet në vendin e pestë, duke i dhënë mundësi Comos që të shkëputet në tri pikë nga “Zonja e Vjetër”, në vendin e katërt.

Poshtë Juventusit, në vendin e gjashtë është Roma, me 51 pikë, derisa Juventusi ka 54 sosh.

Ndërkohë, Sassuolo është i 10-ti me 39 pikë të tubuara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement