Muric, debuton me Gironan - Gazeta Express
string(24) "muric-debuton-me-gironan"

Muric, debuton me Gironan

Gazeta Express

19/09/2020 23:42

Portieri i parë i kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka debutuar në humbjen që ekipi i tij i ri Girona e pësoi ndaj Real Zaragoza.

Aro Muric, i cili javën e kaluar kaloi në huazim një vjeçar pa të drejtë blerje nga Manchester City në Girona, ka debutuar sot në takimin miqësor ndaj Real Zaragozës.

Lexo Edhe:

Muric e nisi takimin nga minuta e parë dhe pati një paraqitje mjaft të mirë, ndonëse ekipi i tij u mposht 1-0.

Është ky një fillim i ri për yllin e Kosovës, duke qenë se sezonin e kaluar nuk pati minuta tek Nottingham Forest, klub ky në të cilin ishte huazuar.

Pamje nga paraqitje e Aros: