Murati i merr "financat", Hoti punën, familjen dhe vlerat e luftës çlirimtare, zyrtarizohet ndarja e ministrisë - Gazeta Express
string(107) "murati1-i-merr-financat-hoti-punen-familjen-dhe-vlerat-e-luftes-clirimtare-zyrtarizohet-ndarja-e-ministrise"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:35

Murati i merr “financat”, Hoti punën, familjen dhe vlerat e luftës çlirimtare, zyrtarizohet ndarja e ministrisë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:35

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur në takim Ministrin për Punë dhe Familje, Andin Hotin.

Murati dhe Hoti kanë bërë dorëzim-pranimi i portofolit për ministrinë e re, e që është ajo për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës.

”Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Ministri Murati pret në takim Ministrin Hoti, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Pas konstituimit të suksesshëm të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tash e tutje do të vazhdojë funksionin si dy dikastere të veçanta: Ministria e Financave dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

Sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrave përkatëse, ku Ministri i Financave, Hekuran Murati, i uroi suksese Ministrit Andin Hoti në udhëheqjen e Ministrisë së re dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë përgjatë fazës tranzitore.

Gjatë takimit, Ministri Murati e njoftoi Ministrin Hoti me punën e deritanishme si dhe me sfidat që presin adresim në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ministri Hoti falënderoi Ministrin Murati për bashkëpunimin dhe e njoftoi me planet dhe prioritetet e tij për zhvillimin e sektorëve për të cilat tashmë është përgjegjës.

Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement