Murati thotë se listat e veteranëve janë të fryera - të verifikohen - Gazeta Express
string(65) "murati-thote-se-listat-e-veteraneve-jane-te-fryera-te-verifikohen"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2022 21:29

Murati thotë se listat e veteranëve janë të fryera – të verifikohen

Lajme

Gazeta Express

04/12/2022 21:29

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punëve dhe Transfereve, ka thënë se “listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fyera.

Për këtë ka paralajmëruar verifikim për këto lista, pas miratimit të ligjit të ri – si dhe ri-kategorizim.

Lexo Edhe:

“Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, ka thënë Murati.

Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2023, Murati ka folur edhe për ligjin që do ta mundësonte këtë verifikim.

“Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”.

“Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, ka thënë ai.

“Deri më tani ka një distancë në atë se ku duam të arrijmë pasi në të kaluarën mënyra se si janë dizajnuar ligjet dhe mënyra se si kanë shkuar proceset, po besoj që e dini gjithë që nuk ka shkuar gjithçka siç është dashtë”.

Për listat e veteranëve në Kosovë shpesh ka pasur debat. /Express