Murati thotë se Kosovës i janë aprovuar grante mbi 55 milionë euro për dy projekte energjetike - Gazeta Express
string(94) "murati-thote-se-kosoves-i-jane-aprovuar-grante-mbi-55-milione-euro-per-dy-projekte-energjetike"

Murati thotë se Kosovës i janë aprovuar grante mbi 55 milionë euro për dy projekte energjetike

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 17:26

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej 55 milionë eurosh për dy projekte energjetike.

Murati tregoi se bëhet fjalë për projektin e Ngrohjes Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK-ut.

Lexo Edhe:

Ai tha se marrëveshjet financiare do të nënshkruhen në ditët në vijim “për t’i hapur rrugë fillimit të zbatimit të këtyre dy projekteve”.

Postimi i plotë:

Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot!

Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.

Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme