string(61) "murati-thote-se-deputetet-e-opozites-po-e-shkelin-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 10:46

Murati thotë se deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 10:46

Deputeti nga radhët e LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se deputetët e ish-partive opozitare po e shkelin Kushtetutën duke mos votuar.

“Duhet deputetët ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues, të votojnë – pro, kundër ose abstenim. Qe 21 herë deputetët e opozitës e shkelin Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim”, deklaroi Murati.

Ai i referohet çështjes së votimit të komisionit për votim të fshehtë, ku deputetët e LVV-së po votojnë pro, ndërsa të tjerët nuk po marrin pjesë në votim.