Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Murati që tha se fabrikat riprodhuese i shitën për skrap dhe se brenda një mandati s’mund të rikuperohet dëmi.
“Tha i keni shit fabrikat për skrap, cilat fabrika, pse nuk i keni ble ju masi paskan qenë me vlerë. A e dini more që e keni cu menagjmentin në AKP, është kah flen Prokuroria në AKP për shkak të keqmenaxhimit që po e bëni”, tha ajo.
Më pas ajo u ankua në dy deputetë të VV’së që flisnin derisa ajo ishte në foltore.
“Qetësi ju lutem, Mirlindë qetësi”, tha më pas kryekuvendari Konjufca. /GazetaExpress/