Murati sulmoi Supremen e përmendi me emra gjyqtarët, Miftaraj: E papranueshme dhe e dënueshme - Gazeta Express
string(91) "murati-sulmoi-supremen-e-permendi-me-emra-gjyqtaret-miftaraj-e-papranueshme-dhe-e-denueshme"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:25

Murati sulmoi Supremen e përmendi me emra gjyqtarët, Miftaraj: E papranueshme dhe e dënueshme

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:25

Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale. Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Murati, i cili ka sulmuar gjykatën duke e cilësuar vendimin si absurd, dhe, duke ua përmendur emrat gjyqtarëve të Supremes që kanë marrë këtë vendim.

Lidhur me këtë ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka vlerësuar si të papranueshme që ministri komenton vendimet gjyqësore, dhe se, është e dënueshme kur një ministër përmend me emër gjyqtarët e Supremes në një postim publik.

Postimi:

Hekuran Murati në vend që të reflektoj dhe të ndal praktikën e nxjerrjes së vendimeve apo akteve nënligjore në kundërshtim me ligjin, i njejti akuzon Gjykatën Supreme.

Është e papranueshme që një minister në detyrë të komentoj vendimet gjyqësore.

Është e denueshme kur një minister përmend me emër gjyqtaret e Gjykatës Supreme në një postim publik.

KGJK duhet të denoj nje veprim të tillë që cenon rëndë pavarësine e sistemit gjyqësor dhe që cenon jo vetem integritetin e sistemit gjyqesor por edhe sigurine individuale te gjyqtareve te permendur. /GazetaExpress