Murati: Po të mos ishte rrëzuar Qeveria Kurti do të ekzekutoheshin pagesat - Gazeta Express
string(73) "murati-po-te-mos-ishte-rrezuar-qeveria-kurti-do-te-ekzekutoheshin-pagesat"

Murati: Po të mos ishte rrëzuar Qeveria Kurti do të ekzekutoheshin pagesat

Gazeta Express

13/07/2020 15:00

Deputeti i LVV’së, Hekuran Murati në seancën ku po diskutohet për buxhetin ka thënë se arsyeja pse nuk janë ekzekutuar pagesat, ishte pse deputetët votuan për të rrëzuar Qeverinë Kurti, raporton Gazeta Express.

Deputetëve që votuan pro mocionit, Murati iu është referuar si “hipokritë”.

Lexo Edhe:

“Ju të gjithë jeni hipokrit, po të mos ishte rrëzu qeveria do të ishin ekzekutu pagesat”, ka thënë ai.

“Sa për sqarim, paratë që do t’i marrin qytetarët janë dikur 30 milionë euro, e këta po kërkojnë që t’i autorizojmë t’i shpjegojnë 300 milionë euro pa tregu se ku do ti shpenzojnë ato. Këta janë dëshmuar se nuk e kanë interesin e qytetarit prioritet por pasurimin e vetes. Nuk mund të lejojmë keqpërdorim të qindra miliona eurove në emër të disa milionave që do t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, shtoi Murati.

Deklarata e deputetit të LVV’së ka nxitur reagime në sallë nga deputetët e koalicionit.

Të njejtëve iu ka reaguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Kushdo që e kërkon fjalën mundet me fol, nuk keni nevojë më bërtit as me kërsit”, tha Osmani./GazetaExpress/