Murati për mjetet vetanake të komunave: Ministria e Financave nuk është duke e bllokuar procesin - Gazeta Express
string(95) "murati-per-mjetet-vetanake-te-komunave-ministria-e-financave-nuk-eshte-duke-e-bllokuar-procesin"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2023 14:23

Murati për mjetet vetanake të komunave: Ministria e Financave nuk është duke e bllokuar procesin

Lajme

Gazeta Express

04/05/2023 14:23

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria që udhëheq nuk është duke bllokuar të hyrat vetanake komunale.

Ai, në seancën e Kuvendit, e sqaroi edhe gjithë procesin teksa tha se po manipulohet me Ligjin për Buxhetin.

“Po manipulohet se çfarë ka ligji i buxheti, MF-ja nuk ka problem me interpretime të buxhetit aty shkruan shumë mirë se të hyrat vetanake komunale nga viti 2022 barten në vitin 2023, opozita LDK-ja në këtë rast po kushtëzon barti edhe të hyrat e viteve paraprake kështu duke shkelur ligjin pasi kjo nuk parashihet në ligj”.

“Këta pikërisht për këtë e kanë bërë një amendament kur ka qenë votimi në lexim të dytë i ligjit të buxhetit dhe patën thënë që e kanë rregulluar këtë çështje tash po del që s’është ashtu. Unë kërkoj që LDK-ja nëse kërkon të zbatohet duhet të ketë amendament të ligjit, Ministria e Financave nuk është duke e blloku procesin”, tha ai./Klan Kosova