Murati merr vëmendje ndërkombëtare me ekspozitën “Më gjeni” - Gazeta Express
string(57) "murati-merr-vemendje-nderkombetare-me-ekspoziten-me-gjeni"

Murati merr vëmendje ndërkombëtare me ekspozitën “Më gjeni”

Arte

Gazeta Express

22/11/2021 22:31

Skulptori Eroll Murati ka marrë vëmendje të madhe me ekspozitën e tij “Më gjeni” të cilën e kishte shfaqur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Gazeta e njohur britanike, The Atlantic, ka përfshirë një fotografi të ekspozitës në fotot më të mira të javës, ku edhe kanë shpjeguar pjesën e kësaj ekspozite.

Lexo Edhe:

Instalacioni i skulpturave me titull “Më gjeni”, krijuar nga artisti kosovar Eroll Murati, shfaqet në sheshin kryesor të Prishtinës më 6 nëntor 2021, për të inkurajuar autoritetet që të shtojnë kërkimin për personat e mbetur të zhdukur nga Lufta e Kosovës, në fund të viteve 1990, shkruan mes tjerash The Atlantic.

Së fundmi, një reagim ka ardhur edhe nga Bashkimi Evropian mbi pjesën e të pagjeturve, ku këta të fundit kanë kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë për punën e të pagjeturve.

Ekspozita “Më gjeni” ishte hapur në fillim të nëntorit duke simbolizuar thirrjet për fatin e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.