Murati me Rashiqin në Leposaviq te Lulzim Hetemi, lansojnë një masë për punësimin e qytetarëve të veriut - Gazeta Express
string(103) "murati-me-rashiqin-ne-leposaviq-te-lulzim-hetemi-lansojne-nje-mase-per-punesimin-e-qytetareve-te-veriut"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2024 15:29

Murati me Rashiqin në Leposaviq te Lulzim Hetemi, lansojnë një masë për punësimin e qytetarëve të veriut

Lajme

Gazeta Express

12/02/2024 15:29

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar një masë për punësimin e qytetarëve në katër komunat veriore të vendit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ishin n^ Leposaviq ku u takuan me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemin.

Lexo Edhe:

Gjatë këtij takimi, MF njofton se Murati “prezantoi masën e punësimit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut”.

“Për të përkrahur punësimin e qytetarëve në këto komuna, MFPT do të subvencionojë 70% të pagës bruto për gjashtë muaj me radhë deri në maksimumin prej 350 eurove. Për të përfituar nga kjo masë, punëkërkuesit duhet të jenë të regjistruar si të tillë në zyrën e punësimit në komunën e tyre përkatëse, të jenë mbi moshën 18 vjeç si dhe të jenë banorë në njërën nga katër komunat veriore. Ndërsa, punëdhënësit gjithashtu duhet të jenë me bazë në njërën nga katër komunat veriore si dhe të jenë duke funksionuar në mënyrë të rregullt ashtu siç parashihet përmes legjislacionit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kujtojmë se përkrahja përmes skemës “Qeveria për Familjet” filloi duke subvencionuar pagën për anëtarët e familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar, ku deri më tani kanë përfituar mbi 2,600 familje, përfshirë këtu edhe qytetarët në katër komunat veriore. Më pas, përkrahja u zgjerua për viktimat e dhunës në familje. Ndërsa, tani të gjithë qytetarët nga katër komunat veriore pa marrë parasysh a kanë ndonjë anëtar të punësuar apo jo, po i bashkohen skemës duke garantuar kështu punësim gjithëpërfshirës dhe të dinjitetshëm për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.