Murati: Me kujdes shqyrtohet lënda e ligjit për falje - Gazeta Express
string(52) "murati-me-kujdes-shqyrtohet-lenda-e-ligjit-per-falje"

Gazeta Express

10/12/2019 13:03

Murati: Me kujdes shqyrtohet lënda e ligjit për falje

Gazeta Express

10/12/2019 13:03

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati në një deklaratë për media ka potencuar se nuk do të komentoj lëndën rreth Ligjit për falje deri sa procedura është në rrjedh e sipër.

“Sa i përket procedurës, ne me shumë kujdes u ofruam deri tek të gjitha lëndët. Lëndët janë në rrjedhë dhe të komentoj lëndë që janë në rrjedhë e sipër nuk është e ndonjë rëndësie të posaçme. Ne me vëmendje të thellë punojmë me lëndët, opinioni me kohë do të njoftohet përmes shërbimeve tona”, tha Murati.

Këto komente Murati i bëri me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me çrrastë morri pjesë në një tribunë të organizuar në Fakultetin Jurdik në Universitetin e Tetovës.