Murati ia kthen Përparim Ramës: Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju - Gazeta Express
string(87) "murati-ia-kthen-perparim-rames-nese-dikush-po-ben-humor-e-po-tallet-me-votuesit-jeni-ju"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 20:23

Murati ia kthen Përparim Ramës: Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 20:23

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Muratit i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Hekuran Murati përdori Chat GPT për t’i treguar publikut që “ka të drejtë”, në raport me Ramën që akuzon ekzekutivin për bllokim buxheti.

Rama ka thënë se Murati po bën humor me qytetarët.

Murati i tha se nëse dikush po bën humor ai është vetë Rama.

“Përparim, ti gënjeve që Qeveria ta ka blloku buxhetin, unë të demantova me fakte e argumente. Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju që keni qeverisur me Prishtinën e që fajin tuaj të mos-miratimit të buxhetit komunal sipas afateve ligjore, tentoni t’ia hidhni Qeverise ndërsa vetë viktimizoheni”.

“MFPT ua ka alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2024, ashtu siç e parasheh ligji kur komuna nuk arrin ta miratojë buxhetin me kohë.  Për ta alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2025, siç ta kam thënë tash e disa herë, duhet ndryshim/plotësimi i ligjit të buxhetit në Kuvend.  Nëse don zgjidhje, e ke shumë të lehtë – fol me deputetët e partisë tënde në Kuvend që ta zhbllokojnë Kuvendin, e kjo pastaj hap udhë për ndryshim plotësim të ligjit të buxhetit”, ka thënë Murati. /Gazeta Express