Ministri në detyrë, Hekuran Murati, i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ka treguar për gatishmërinë e LDK-së dhe partive të tjera për të votuar buxhetin në një seancë qysh në natën kur ishte mandatuar Konjufca për kryeministër.
Murati ka pyetur Abdixhikun se pse nuk e kanë votuar buxhetin nëse e kanë pasur mundësintë.
“E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë?
Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës.
Kjo është tallje me qytetarët”, ka shkruar Murati.