Murati e Çeku hezitojnë të komentojnë rezultatet e exit poll, vazhdojnë shpejt ecjen për në selinë e partisë - Gazeta Express
string(108) "murati-e-ceku-hezitojne-te-komentojne-rezultatet-e-exit-poll-vazhdojne-shpejte-ecjen-per-ne-seline-e-partise"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 20:39

Murati e Çeku hezitojnë të komentojnë rezultatet e exit poll, vazhdojnë shpejt ecjen për në selinë e partisë

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 20:39

Gazetarët po qëndrojnë pranë selisë së Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë ndonjë reagim nga zyrtarët e partisë së Kurtit, të cilët akoma nuk kanë folur për media pas mbylljes së votimeve dhe daljes së exit poll-eve në publik.

Ministri i i Financave, Hekuran Murati, nuk deshi të komentojë rezultatet por meqenëse nuk kishte nga t’u ikte gazetarëve tha, “besoj që këtë e dëshmon numrimi i votave ne kuti”…., kur u pyet për exit poll-et.

Ndërsa, ministri i kulturës Hajrulla Çeku, u tha gazetarëve të “kenë durim” për rezultatet, duke mos dashur as ai të flasë për këtë temë.

Exit poll-et e nxorën VV-në të parën, ku shihet se ka pësuar rënie nëse e krahasojmë me zgjedhjet e vitit 2021.

Advertisement
Advertisement
Advertisement