Ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati ka dalë me një njoftim rreth çështjes së pagave, duke njoftuar se ato janë ekzekutuar me rritje prej 55 euro. Kjo rritje vlen për shërbyesit publikë, shkruan Gazeta Express.
Nga ministria është theksuar se kjo përben fazën e dytë të rritjes vjetore prej 110 euro.
‘‘Ekzekutohen pagat me rritje +55 euro për shërbyesit publikë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore. Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110€, e ndarë në dy pjesë:
+55€ nga janari 2025
+55€ nga korriku 2025
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve’’, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë çështje para pak ditësh ishte deklaruar edhe vetë Murati.
Ndryshe, ky është vendim të cilin qeveria e kishte marrë po thuajse një vit më parë, më saktësisht në tetor të vitit të kaluar. /GazetaExpress