Murati e Bajrami përplasen për "çiftin e Podujevës", ia përmendin njëri-tjetrit humbjet nëpër komuna - Gazeta Express
string(97) "murati-e-bajrami-perplasen-per-ciftin-e-podujeves-ia-permendin-njeri-tjetrit-humbjet-neper-komuna"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2024 13:40

Murati e Bajrami përplasen për “çiftin e Podujevës”, ia përmendin njëri-tjetrit humbjet nëpër komuna

Lajme

Gazeta Express

11/11/2024 13:40

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, gjatë fjalimit në Kuvend, foli për një çift bashkëshortor që punojnë në sektorin privat dhe janë nga komuna e Podujevës.

Bajrami tha se ata udhëtojnë çdo ditë nga Podujeva në Prishtinë për të shkuar në punë dhe “bëjnë një orë më tepër për shkak të punimeve që spo përfundojnë kurrë”.

Lexo Edhe:

“Më 14 shkurt 2021 a e din pse ta kanë dhënë votën? Sepse ju ke premtu që e rregullon rrugën për Podujevë, ju ke premtu që ke me ia liru produktet bazë, ju ke premtu që ke me iu ndërtu çerdhe publike për fëmijë, iu ke premtu që ke me ia zvogëlu faturat e energjisë elektrike, ju ke premtu që ke me ia mundësu me ble banesë me këst 120×120 respektivisht 150×150. Cilin nga këto premtime e ke përmbush kryeministër”, iu drejtua Bajrami Kurtit.

Asaj i reagoi Murati, duke i thënë se çështja e rrugës së Podujevës po ngrihet si temë si “simptomë e dhimbjes së madhe nga humbja e thellë” që e ka pësuar LDK në zgjedhjet lokale.

“Për rrugën e Podujevës të ngritet tash si temë mas sa e sa viteve që ju nuk e keni bë, po besoj është më tepër si simptomë e dhimbjes së madhe që ka shkaktu humbja e thellë në Podujevë që e keni pasë si LDK. Por përndryshme rruga është duke u bërë, rruga është duke ecë”, tha Murati.

“Cifti i Podujevës që e përmend deputetja Bajrami a e dini pse i bën 1 orë deri të vjen në vend të punës? Se 40 minuta i bën në Prishtinë prej kaosit të trafikut që e keni bë ju. Kaos total u bë Prishtinë për shkak të vendimeve që i keni marrë ju. Një qytet nuk po muni me menaxhu qysh duhet e po pretendoni shtetin”, vazhdoi Murati.

Ndërkaq, Murati tha se çifti i Podujevës merr shtesa për fëmijë “për herë të parë pas 20 vjetëve” dhe se i është subvencionuar energjia elektrike.

“Ka mundësi që edhe izolimi i shtëpisë i është mundësuar përmes grantit”, vazhdoi ai, duke thënë se ka edhe shumë masa e përfitime tjera.

Më pas fjalën e mori deputetja Bajrami.

“Kur ju referove rrugës në Podujevë ju referove humbjes që e kemi pasë në Podujevë e paradoksalisht e lidhe me fitoren e madhe që e kemi pasur në Prishtinë. Këtu nuk po të shkojnë njëjtë, ke fitu në Podujevë por ke humb në Prishtinë”.

“Atij çiftit nuk ia ke bë banesën, atij çiftit ia ke ngrit energjinë elektrike, atij c ifti ia ke mundësu qasje në çerdhe publike, por ato dy-tri çerdhe sa i ka bë, nuk ka vend për krejt fminë e Podujevës, por vetëm për fëmijët e militantëvë”, vazhdoi ajo. /GazetaExpress/