Murati dhe VV e provojnë edhe një metodë në fushatë, flasin për koalicion të ish-opozitës me Srpska'n pas zgjedhjeve - Gazeta Express
string(114) "murati-dhe-vv-e-provojne-edhe-nje-metode-ne-fushate-flasin-per-koalicion-te-ish-opozites-me-srpskan-pas-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 10:54

Murati dhe VV e provojnë edhe një metodë në fushatë, flasin për koalicion të ish-opozitës me Srpska’n pas zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 10:54

Kur tashmë fushata zgjedhore po shkon drejt fundit dhe po afrohet data e zgjedhjeve, ministri në detyrë i Financave dhe partia e tij kanë nisur të akuzojnë ish-opozitën se po përgatiten për koalicion me Listën Serbe pas zgjedhjeve lokale, për ta bërë qeverinë e re.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse ish-opozita po e pengon krijimin e Qeverisë së re.

Të njëjtën akuzë Murati e ka bërë edhe dje në një reagim ndaj ish-ministres Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit kishte publikuar të dhëna të Bankës Botërore për tkurrjen e popullsisë së Kosovës.

“Por meqenëse e dijnë se një koalicion me Listën Serbe para zgjedhjeve komunale do të ishte fatal për ta, opozita synimin e ka që me e zvarritë sa të mundet hapin e formimit të qeverisë, ashtu që koalicioni i tyre me Listën Serbe me u zyrtarizu tek pasi të kryhen zgjedhjet komunale”, ka shkruar Murati.