Murati: Buxheti i propozuar është i përkohshëm dhe emergjent - Gazeta Express
string(59) "murati-buxheti-i-propozuar-eshte-i-perkohshem-dhe-emergjent"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 12:06

Murati: Buxheti i propozuar është i përkohshëm dhe emergjent

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 12:06

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Buxheti për vitin 2026 është një buxhet i përkohshëm dhe emergjent, në të cilin nuk iu është dhënë hapësirë as ministrave.

Murati ka thënë se kjo për shkak të mungesës së kohës për të bërë ndryshimet e nevojshme.

“Është buxhet i përkohshëm dhe emergjent. Ne nuk iu kemi dhënë hapësirë as ministrave, meqë nuk kemi kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Ideja ishte që të procedohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

Murati ka thënë se amandamentet e propozuara nga partitë politike mund të merren parasysh pastaj nga ministritë e linjës, në momentin kur ato do të propozojnë buxhetin e rishikuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement