Murati arsyeton numrin e madh të ministrive, thotë se në Kurti II "në disa raste s'pati sinergji" - Gazeta Express
string(93) "murati-arsyeton-numrin-e-madh-te-ministrive-thote-se-ne-kurti-ii-ne-disa-raste-spati-sinergji"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 12:05

Murati arsyeton numrin e madh të ministrive, thotë se në Kurti II “në disa raste s’pati sinergji”

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 12:05

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar sot në një konferencë për media, numrin e madh të ministrave të Qeverisë Kurti III.

Sipas Muratit, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën kur janë akomoduar koalicione të gjera, ndonëse vetë pohon se koalicioni aktual s’është i tillë.

 “Sa i përket numrit të ministrive, edhe kritika edhe argumenti ka qenë që të mos bëhen sa për të akomoduar koalicionet e gjera që bëheshin në të kaluarën. Kishte ministri që kishte 7 zëvendësministra, 5 zëvendësministra, ndoshta jo aq të nevojshme, por ishin bërë që të akomodoheshin koalicione të gjera. Po në rastin tonë nuk është kjo nevojë që të bëhet koalicion i gjerë, sepse kemi shumicën e nevojshme, siç e patë dhe dje”, ka thënë Murati.

Murati në rasyetimin e tij ka shtuar edhe mungesën e sinergjisë në Kurti II në disa ministri të caktuara.

“Megjithatë është parë në mandatin e kaluar që në disa raste nuk është arritur sinergjia që ishte synuar. Ka pasur raste, meqenëse ministria apo dikasteri ka qenë fushëveprim i gjerë, ndoshta nuk është arritur efikasiteti i nevojshëm i cili ishte synuar qysh në fillim të mandatit. Prandaj, është paraparë të ketë një riorganizim, ta zëmë tek Ministria e Punëve të Brendshme me Administratën Publike te digjitalizimi, të ketë një ndarje prej bashkimit që ishte bërë më herët, në mënyrë që të ketë efikasitet të shtuar në të dyja fushëveprimet e të mos bëhet njëra në favorizim të tjetrës”, ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement