Murati aludon se e plotësuan një kusht formal me Konjufcën: Kushtetuta s'lejon zgjedhje pa tentuar për herë të dytë - Gazeta Express
string(113) "murati-aludon-se-e-plotesuan-nje-kusht-formal-me-konjufcen-kushtetuta-slejon-zgjedhje-pa-tentuar-per-here-te-dyte"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 15:49

Murati aludon se e plotësuan një kusht formal me Konjufcën: Kushtetuta s’lejon zgjedhje pa tentuar për herë të dytë

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 15:49

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kushtetuta nuk lejon shpalljen e zgjedhjeve pa u tentuar dy herë formimi i qeverisë.

Ai ka shtuar se votimi për mandatar të dytë është në diskrecion të presidentes, e cila e mandaton “personin që ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë”.

“Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari. Madje mënyra se si është e shkruar Kushtetuta, pothuajse nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë. Pra vendi shkon në zgjedhje pa e tentuar herën e dytë, vetëm nëse asnjë subjekt nuk është i interesuar për tentativën e dytë. Sepse synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme. Vendimi për mandatar të dytë është në diskrecion të Presidentes, e cila mandaton personin që ka GJASAT MË TË MËDHA për të formuar qeverinë.”