Murati akuzon opozitën për rrogat e RTK'së, harron që Kushtetuesja e identifikoi Deharin si bllokues - Gazeta Express
string(98) "murati-akuzon-opoziten-per-rrogat-e-rtkse-harron-qe-kushtetuesja-e-identifikoi-deharin-si-bllokues"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 14:50

Murati akuzon opozitën për rrogat e RTK’së, harron që Kushtetuesja e identifikoi Deharin si bllokues

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 14:50

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ia ka lënë fajin partive që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar për mungesën e pagave për punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke thënë se për shkak të tyre Kuvendi mbeti i pakonstituuar.

Por, ai harroi që Gjykta Kushtetuese në vendimin e fundit nxori shkelës të Kushtetutës kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.

Sipas Muratit, Ligji për Buxhetin e përcakton qartë se alokimi i mjeteve për RTK-në bëhet me vendim të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ndërsa Thesari ka vetëm rolin ekzekutiv.

Ai theksoi se aktualisht ky komision nuk ekziston, për shkak se Kuvendi nuk është konstituar, dhe kjo sipas tij, ka ndodhur si pasojë e bojkotit të votimeve nga partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK.

“Opozita, e cila ka bllokuar Kuvendin për muaj me radhë duke refuzuar të marrin pjesë në votim, tani po përpiqet t’ia faturojë Qeverisë mungesën e buxhetit për RTK-në. Por faktet janë të qarta: pa vendim të Komisionit për Buxhet, nuk mund të bëhet asnjë alokim,” shkroi Murati në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë: