Munishi: Zoti do t’i dënoj se si ma vodhën titullin me Ballkanin, këtu shitën për 5 cent, komuniteti i futbollit është i poshtër - Gazeta Express
string(124) "munishi-zoti-do-ti-denoj-se-si-ma-vodhen-titullin-me-ballkanin-ketu-shiten-per-5-cent-komuniteti-i-futbollit-eshte-i-poshter"

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 23:36

Munishi: Zoti do t’i dënoj se si ma vodhën titullin me Ballkanin, këtu shitën për 5 cent, komuniteti i futbollit është i poshtër

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 23:36

Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit”, Ismet Munishi, foli sonte rreth kurdisjeve në futbollin kosovar.

Rasti i fundit erdhi nga Liga e Parë, konkretisht nga ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit, të cilën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e vlerësoi si “të kurdisur” dhe përjashtoi të dy klubet nga Liga e Parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Munishi vlerësoi se komuniteti i futbollit në vendin tonë është i poshtër dhe duhet ndryshuar të gjithë edhe si shoqëri.

Ai gjithashtu tha se Zoti do t’i dënoj ata që ia vodhën titullin e kampionit në kohën kur ishte trajner i Ballkanit.

“Rastet duhet trajtuar me fakte. Kam fol për dukuri edhe kur kam qenë protagonist. Zoti do t’i dënoj se si ma kanë vjedh titullin me Ballkanin, marre, turp… Por, nuk dorëzohem kurrë. Si trajner po ta kisha karakterin e dobët vetëvrasje është dashtë me bo. Ma kanë gërditur të merrem me futbollin e Kosovës. Nuk rregullohet futbolli duke e larguar Ulpianën e Vllazninë. Krejt do ta marrin dënimin e merituar. Familja ime ka vuajtur shumë, fëmijët… 100 mijë problem tjera private i kam pasur, e më është dashur të merrem edhe më këtë pjesë”, tha trajneri kosovar sonte në “Favorit”.

“Komuniteti i futbolli te ne është i poshtër. Duhet të bëhemi burra më të mira. Ke milionerë dhe servilë. Jemi shoqëri e kalbur, duhet të ndryshojmë në të gjitha sferat e jetës. Këtu shiten për 5 cent. Kur të bëhemi burra më të mirë, do të kemi udhëheqje më të mirë, e pastaj edhe futboll më të mirë. Puna do të vije edhe më keq”, deklaroi Munishi. /Gazeta Express/