Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Ismet Munishi assesi të pajtohet që Federata e Futbollit e Anglisë do t’i vazhdojë kontratën Southgatet, trajnerit aktual të Anglisë.
“Për këto e kisha bo një gjyq nga UEFA e FIFA, s’bohet hajgare me kombëtare. Startojke me Arnoldin, tu e pasë na bankë Mainoon. Por unë mendoj se këtë lajm që me ja vazhdu kontratën, e kanë bo shkaku që me hi në ndeshje më i qetë”, tha ai.