Munishi takon Dakun: "Plasni servila, këqyrne tash në TV'' - Gazeta Express
string(53) "munishi-takon-dakun-plasni-servila-keqyrne-tash-ne-tv"

Munishi takon Dakun: “Plasni servila, këqyrne tash në TV”

Futboll

Gazeta Express

27/05/2024 21:31

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Në listën prej 27 futbollistëve bën pjesë edhe emrin i Mirlind Dakut.

Lexo Edhe:

Në lidhje me këtë, ka reaguar Ismet Munishi, i cili ishte i lumtur për ftesën për Dakun, e të njëjtën kohë i thumboi të tjerët që nuk i besun kur e ngriste zërin për ta ftuar sulmuesin në Kombëtaren e Kosovës.

‘’O veq muni me plas o servila , se ky djali ka me kall Evropen’’.

‘’Nuk e ngojshi Baben , tash kqyrni Tv’’

Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë./Gazeta Express/