Munishi: Shumë filmagji e pak burra, ne po luftojmë si luana - Gazeta Express
string(58) "munishi-shume-filmagji-e-pak-burra-ne-po-luftojme-si-luana"

Munishi: Shumë filmagji e pak burra, ne po luftojmë si luana

Sport

Gazeta Express

10/12/2024 21:21

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi njihet për postimet e tij “speciale” në rrjetet sociale.

Munishi nga fillimi i këtij edicioni e ka marrë drejtimin e Dukagjinit, në një prej “Superligave” më të forta pasluftës.

Lexo Edhe:

Një postim të tillë e ka postuar edhe sonte, me disa fjalë tunduese, mirëpo duke i motivuar djelmoshat e tij.

“Sezon me shumë probleme, por po luftojmë si luana. Shumë filmagji e pak burra, por na jemi shumë të fortë. Forca Dukagjini!”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Dukagjini për momentin zë pozitën e nëntë në tabelë me 17 pikë të tubuara, aq sa kanë edhe Ferizaj e Llapi./GazetaExpress/