Munishi: Shko ankohu te vendi atje ku i keni çuar duar e këmbë – Gashi pranon se është pishman - Gazeta Express
string(91) "munishi-shko-ankohu-te-vendi-atje-ku-i-keni-cuar-duar-e-kembe-gashi-pranon-se-eshte-pishman"

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 23:56

Munishi: Shko ankohu te vendi atje ku i keni çuar duar e këmbë – Gashi pranon se është pishman

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 23:56

Ismet Munishi dhe Jeton Gashi u përfshin në një debat rreth drejtësisë në futbollin kosovar, temë që po diskutohet sonte në emisionin sportiv “Favorit”.

Kryetari i Ulpianës vlerësoi se “drejtësia në Kosovë është zero”, duke përmendur faktin se klubi i tij u përjashtua nga Liga e Parë, pasi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) vlerësoi se ndeshja e Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur, shkruan Gazeta Express.

Munishi ndërhyri duke i thënë Gashit se “duhet të kërkosh drejtësi te vendi (FFK)”, pasi përmendi faktin se në Kuvendin e FFK-së të gjithë ngrinin dorën për “pro”.

I pyetur se nëse është pishman që ka ngritur dorën, Gashi tha se “jam pishman”.

Për më shumë mund të ndiqni drejtpërdrejt emisionin “Favorit” në T7, si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në “YouTube”. /Gazeta Express/