Gjilani ka rrëmbyer një pikë të Artë të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të besuarit e Ismet Munishit shënuan gol në minutat e fundit kundër Prishtinës, sfidë që përfundoi 1-1.
Besnik Krasniqi shënoi golin e parë të ndeshjes së mbyllur me rezultat 1-1, nga pika e penalltisë, kurse Dabiqaj në minutën e 94’të, barazoi rezultatin për skuadrën e Ismet Munishit.
Sa i rëndësishëm ishte goli i Dabiqaj, e tregon edhe festimi i trajnerit Munishi, pas golit në momentet e fundit të ndeshjes, ai s’mund ta kontrollonte veten nga gëzimi i madh për pikën në Fadil Vokrri.
Derisa tani vet Munishi ka reaguar në rrjetet sociale derisa ka postuar edhe videon gjatë festimit të çmendur, raporton Gazeta Express.
Postimi i plotë i Munishit në Facebook pa ndërhyrje:
Zoti oshte i madh
I don trimat.
Falemderit Luanave për luftën .
Strategave për analizën.
Tifozëve të vërtet për pikën e Artë
Lufta vazhdon .
Ka edhe asi që nuk i gëzohen këtij goli por e kam ni porosi për ata keni plas krejt deri ne fund.
Pas këtij barazimi, Prishtina ende vazhdon pa fitore këtë edicion, ku edhe pozicionohet në vendin e shtatë në tabel me vetëm 2 pikë, kurse Gjilanasit, nga katër ndeshjet e para, kanë arkëtuar gjashtë pikë dhe pozicionohen në vendin e gjashtë në tabel. /Gazeta Express/