Trajneri i njohur kosovar dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi ka reaguar ashpër për gjendjen e futbollit kosovar.
Ai tha se po i shohim të gjitha gjërat, teksa u shpreh se lojtarët po përtojnë me u gëzu kur po shënojnë gol, shkruan “Gazeta Express”.
“Integriteti dy xhirot e fundit ka qenë zero. Edhe ma herët disa ndeshje. Tash po i kemi edhe në televizor. Përpara nuk i shihshim. Po jepet goli m’u siguru ekzistenca, po jepet goli për titull, krejt po i shohim. Gëzimi i lojtarit unë e njoh ndeshja çfarë është. Po pritojnë edhe me u gëzu. Pritojke edhe me ia cak. Çka me fol më tutje”, tha Munishi. /Gazeta Express/