Munishi ia lë një nofkë Baftiut, pas het-trikut për Ballkanin - Gazeta Express
string(60) "munishi-ia-le-nje-nofke-baftiut-pas-het-trikut-per-ballkanin"

Munishi ia lë një nofkë Baftiut, pas het-trikut për Ballkanin

Gazeta Express

04/07/2020 22:33

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka quajtur yllin e Ballkanit, Ismet Munishin, “Mister Goli B.B”, pas het-trikut të shënuar nga ai në fitoren me rezultat 5:1 kundër Dukagjinit.

Ballkani shënoi fitore me rezultat 5:1 në ndeshjen kundër Dukagjinit, në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës, duke e vazhduar kështu ëndrrën për titull të kampionit dhe dalje në Evropë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Heroi i ndeshjes ishte ylli i skuadrës Blend Baftiu, i cili shënoi het-trik në këtë ndeshje – të parin nga gjuajtja e lirë dhe dy të tjera nga pika e penalltisë. Me këto gola, Baftiu vazhdoi formën e mirë të këtij sezoni, duke u kthyer në pozitën e golashënuesit më të mirë të ligës, me 15 gola të shënuara gjithsej.

Ky het-trik i Baftiu e ka lënë të kënaqur Munishin, i cili e postoi një fotografi me të në Facebook, duke ia lënë atij një nofkë.

Në fitoren e Ballkanit kontribuoi edhe Ermal Krasniqi, i cili e shënoi një gol të bukur për ta dërguar rezultatin në 3:0, dhe Artur Magani i cili shënoi për 5:0. Ndërsa, golin e ngushëllimit për Dukagjinin e shënoi Granit Elezaj.

Ballkani tani radhitet në pozitën e tretë, mirëpo është me vetëm dy pikë dallim nga Drita, e cila megjithatë s’e ka zhvilluar ende përballjen e kësaj xhiroje. Ndërkohë, Dukagjini mbetet edhe më tutje në fund të tabelës, me vetëm 10 pikë të fituara. /Gazeta Express/