string(52) "munishi-eshte-koha-per-artilerine-e-rende-daku-hoxha"

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 14:39

Munishi: Është koha për artilerinë e rëndë, Daku – Hoxha

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 14:39

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe analisti i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishi ka zgjedhur t’i japë një këshillë trajnerit brazilian të Shqipërisë, Sylvinhos.

Ai i ka bërë me dije brazilianit që të fut në funksion ‘artilerinë’ e rëndë, Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxhën.

Lexo Edhe:

Pasi, sipas tij, Shqipëria shpëtimin mund ta gjej te kjo dyshe, dhe se fitorja ndaj Kroacisë s’do të vihet në dyshim.

Arbër Hoxha luajti 23 minuta në ndeshjen e parë të “EURO 2024” ndaj Italisë, teksa Daku ende s’është paraqitur për kombëtaren që tri ndeshje, dy miqësore dhe një zyrtare.

Ismet Munishi i njeh mirë dyshen në fjalë, pasi kishte punuar me ta te Ballkani për një kohë bukur të mirë./GazetaExpress/