Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit”, Ismet Munishi, foli sonte rreth kurdisjeve në futbollin kosovar.
Rasti i fundit erdhi nga Liga e Parë, konkretisht nga ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit, të cilën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e vlerësoi si “të kurdisur” dhe përjashtoi të dy klubet nga Liga e Parë, shkruan Gazeta Express.
Munishi vlerësoi se FFK-ja po tregohet “e fortë” me klubet e “vogla”, teksa theksoi se personalisht atij i janë vjedhur pesë tituj.
“Unë është dashtë 5 tituj në sirtar me i pasë. Po e qitni Ulpianën edhe Vllazninë prej ligës e po e rregullojmë ligën?. Pse nuk po i qitni prej ligës ekipet e mëdha. Në Itali është larguar Juventusi e jo Padova”, tha mes tjerash Munishi sonte në “Favorit”.
/Gazeta Express/