Mungon kuorumi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/09/2020 18:43

Mungon kuorumi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Lajme

Gazeta Express

25/09/2020 18:43

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në dy raunde në tentimin për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, megjithatë, dy kandidatët Naim Çelaj dhe Xhavit Shala nuk kanë arritur t’i marrin votat e kërkuara.

Në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32. Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisin përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, do të vazhdojë në seancën e së hënës, duke filluar nga ora 12:00.