Mungon i akuzuari, anulohet seanca gjyqësore për rastin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës - Gazeta Express
string(109) "mungon-i-akuzuari-anulohet-seanca-gjyqesore-per-rastin-e-objektit-te-ri-te-teatrit-dhe-bibliotekes-se-tetoves"

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 15:17

Mungon i akuzuari, anulohet seanca gjyqësore për rastin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 15:17

Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Shkak ishte mungesa e të akuzuarit Sejdi Shasivari si dhe angazhimi i mbrojtësve të ri nga të akuzuarit Artan Arsllani dhe Haki Fazliu. Seanca kryesore dëgjimore është caktuar për më 8 tetor. Në dhjetor të vitit 2024, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informoi se pas kryerjes së një procedure gjithëpërfshirëse hetimore, kishte ngritur aktakuzë ndaj katër personave fizikë dhe një personi juridik.

Të pandehurit janë Sejdi Shasivari, pronar dhe menaxher i personit juridik të akuzuar, Haki Fazliu, asokohe drejtor i Qendrës për Kulturë “Iljo Anteski  Smok” në Tetovë, Artan Arsllani, kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik si dhe Bajram Muça, si inxhinier kryesor mbikëqyrës.

Prokuroria njoftoi se i akuzuari i parë dhe i dytë si person juridik kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike”, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë kanë kryer veprën Keqpërdorim i Detyrës zyrtare, ndërsa një i akuzuar për Neglizhencë në Shërbim.